Takim i ministrit Mucunski me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan

nga Redaksia

Shkup, 26 korrik – Në margjinat e takimit të Platformës së paqes në Ballkan, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në Stamboll u takua me homologun e tij turk, ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Në takim është biseduar për avancimin e marrëdhënieve politike bilaterale, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shfrytëzimin e mundësive për investime.

Bashkëbiseduesit u ndalën edhe në thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Dy ministrat konfirmuan miqësinë e fortë midis dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë brenda NATO-s, si dhe mbështetjen e ndërsjellë në organizatat multilaterale.

Bisedat përfshinë edhe çështjet aktuale rajonale dhe gjeopolitike, me theks në rëndësinë e një Ballkani të qëndrueshëm dhe prosperues.

Takimi u zhvillua në kuadër të takimit të parë të Platformës për paqe në Ballkan të iniciuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More