Qeveria në pushime – Emrat e kabinetit të ri pritet të zbulohen në fund të gushtit

nga L. M

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht se qeveria ka hyrë në fazën e pushimeve verore. Edhe pse u paraqit fillimisht si një mbledhje pune, kreu i qeverisë u ka komunikuar ministrave se takimi i radhës do të zhvillohet në fund të muajit gusht, duke i dhënë kështu dritën jeshile nisjes së pushimeve.

Në këtë mbledhje, Rama ka lënë të kuptohet se emrat e kabinetit të ri qeveritar do të bëhen publikë pas përfundimit të pushimeve. Pritet që në fund të gushtit të mësohet se cilët ministra do të vijojnë me një mandat të dytë dhe cilët do të zëvendësohen, në funksion të performancës së tyre gjatë këtij mandati.

Gjatë muajve të fundit, Kryeministri ka kërkuar nga anëtarët e kabinetit angazhim të shtuar në terren, sidomos në zbatimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike, të cilin e ka konsideruar pjesë të “reformës për zhvillimin e territorit”. Ai ka kërkuar rezultate konkrete dhe qartësi në zbatimin e reformave, duke mos kursyer kritikat ndaj atyre që nuk kanë përmbushur pritshmëritë.

Ndryshime priten edhe në strukturat e Partisë Socialiste, me Ramën që ka paralajmëruar një vjeshtë aktive dhe jo të qetë për socialistët, duke lënë të hapur skenarin e një riformatimi të thellë politik brenda partisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More