Qasje më e lehtë për personat me pengesa drejt ueb-faqeve dhe aplikacioneve mobile të institucioneve nga sektori publik

nga D. V.

Shkup, 27 gusht – Po krijohet kornizë juridike që personave me pengesa dhe personave të moshuar t’u mundësohet qasje më e lehtë drejt informatave dhe shërbimeve të cilat i japin/ofrojnë institucionet nga sektori publik në ueb-faqet dhe apliokacionet e tyre celulare, me Propozim ligjin për qasje drejt ueb-faqeve dhe aplikacioneve celulare të institucioneve nga sektori publik, në lexim të parë, që sot mori mbështetje nga Komisionit kuvendor për çështje evropiane. Me ligjin, shteti e implementon Direktivën (BE) 2016/2102 të Parlamentit evropian dhe të Këshillit nga 26 tetori 2026 për qasje drejt ueb-faqeve dhe aplikacioneve celulare të organeve të sektorit publik në legjislaturën nacionale. Duhet të mundësohet qasje më e madhe digjitale e qytetarëve, si dhe shoqëri më inkluzive.

Siç arsyetoi Radosllav Nastasijeviq Varxhiski, zëvendësministër i Transformimit digjital, që të sigurojnë qasje drejt ueb-faqeve dhe aplikacioneve mobile, institucionet e sektorit publik janë të obliguara të përmbushin kushte të përgjithshme sipas të cilave përmbajtja e ueb-faqeve dhe aplikacioneve celulare do të mund të shqyrtohet dhe kuptohet përmes së paku dy shqisave të ndryshme (për shembull, shikimi dhe/apo dëgjimi), duke mos u varur vetëm nga një shqisë. Të gjitha elementet interaktive në ueb-faqe dhe aplikacione celulare duhet të jenë të prëdorshme pa dallim të mënyrës së shfrytëzimit (përfshirë edhe me tastierë, kontroll të zërit apo pajisje asistuese), funksioni dhe rëndësia e elementeve interaktive të jenë të qarta, të parashikueshme dhe konsekuente, ndërsa e tërë përmbajtja e ueb-faqeve dhe aplikacioneve celulare të jetë teknikisht përmbajtësore dhe e interpretuar në mënyrë të besueshme nga programe të ndryshme të dobishme, përfshirë edhe teknologji asistuese.

Për zbatimin e ligjit nevojiten mjete nga Buxheti sepse institucionet e sektorit publik do të duhet të investojnë në zhvillim, modernizim dhe mirëmbajtje të ueb-faqeve dhe aplikacioneve të tyre celulare.

Mbështetje nga Komisioni për çështje evropiane sot pa debat mori edhe Propozim ligji për kontroll të emetimeve industriale, në lexim të parë, i cili, siç kumtoi zëvend[sministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lleshkoska, miratohet për herë të parë në vend. me të bëhet harmonizimi me Direktivën 2010/75/BE nga 24 nëntori 2010 për emetime industriale dhe është pjesë e pakos së ligjeve nga agjenda reformuese e Qeverisë.

Pa debat u miratua edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për efikasitet energjetik, në lexim të parë, me të cilin shteti i përmbushë obligimet nga anëtarësimi në Asociacionin energjetik (Direktiva 2018/2002/EU dhe Rregullativa 2018/1999/EU, si akte kyçe juridike nga e ashtuquajtura Pako e BE-së për energji të pastër. Me ndryshimet ligjore, të cilat paraprakisht morën mbështetje edhe në komisioni kuvendor amë, duhet të mënjanohen barrierat që e pengojnë zbatimin e masave dhe projekteve për efikasitet energjetik dhe të përforcohet bashkëpunimi mes konsumatorëve, prodhuesve, furnizuesve të energjisë, siguruesve të shërbimeve energjetike, autoriteteve qendrore dhe lokale. Për zbatim të ligjit duhet të përpunohen dhe sillen dispozita për miratim të qëllimeve indikative përvitin 2020 dhe 2030, strategjia afatgjate për rinovim të ndërtesave, dispozita për skemë obliguese dhe/apo zbatim të masave alternative, dispozitë për rregullim të marrëveshjeve për shërbime energjetike, si dhe rergullore për programet, planet vjetore dhe raportet për efikasitet energjetik të njësive të vetëqeverisjes lokale, për karakteristika energjetike të ndërtesave dhe për kontroll energjetik të ndërtesave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More