Takimi i 25-të i Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) u mbajt të hënën ,në Qendrën e Konventave dhe Ekspozitave Meijiang në Tianjin. Presidenti Xi Jinping kryesoi takimin .
Xi Jinping deklaroi se Kina vazhdimisht thekson praktikën në promovimin e zhvillimit më të mirë të OBSh-së. Kina planifikon të zbatojë 100 projekte “të vogla por të bukura” për jetesë në shtetet anëtare në nevojë; të ofrojë 2 miliardë RMB në grante për shtetet anëtare këtë vit; dhe të japë 10 miliardë RMB shtesë në kredi për bankat anëtare të konsorciumit bankar gjatë tre viteve të ardhshme.
Duke filluar nga viti i ardhshëm, do të dyfishohet numri i bursave speciale të OBSh-së dhe do të zbatohet një program trajnimi për inovacionin doktoral , për të kultivuar së bashku talentet e shquara akademike dhe shkencore. Gjatë pesë viteve të ardhshme, do të krijohen dhjetë “Punëtori Luban” në shtetet anëtare, duke ofruar 10.000 mundësi trajnimi për burimet njerëzore.
Xi Jinping theksoi rëndësinë e ruajtjes së përfitimit të ndërsjellë dhe rezultateve fitimprurëse për të dyja palët. Ne duhet të thellojmë harmonizimin e strategjive të zhvillimit, të ndërtojmë së bashku Nismën “Një Brez, një Rrugë” me cilësi të lartë, të rrisim vrullin e zhvillimit rajonal dhe të përmirësojmë mirëqenien e njerëzve përmes konsultimeve të gjera, kontributeve dhe përfitimeve të përbashkëta.
Ne do të shfrytëzojmë avantazhet e tregut tonë super të madh dhe plotësueshmërinë ekonomike të shteteve tona anëtare, për të lehtësuar tregtinë dhe investimet, për të forcuar bashkëpunimin në fusha si energjia, infrastruktura, industritë e gjelbra, ekonomia dixhitale, inovacioni shkencor e teknologjik dhe inteligjenca artificiale, për të ecur së bashku drejt modernizimit përmes arritjeve të ndërsjella dhe të ardhmes së përbashkët.