Të martën, regjisori i madh Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit.
Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00. Detajet u bënë me dije nga e bija e regjisorit, përmes një postimi në rrjete sociale.
Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Në karrierën e tij 40-vjeçare, Anagnosti shkroi 15 skenarë, ndërsa realizoi 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.