Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake, arkeologu: Është i shek. III-IV

nga L. M

Një varr monumental që i përket periudhës romake është zbuluar në Bulqizë. Zbulimi është bërë në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës” të fshatit Strikçan, nga gërmimet e një grupi arkeologësh pranë Institutit të Arkeologjisë.

Nga hulumtimi paraprak arkeologët vlerësojnë se ky varr i përket shekullit të III – IV pas erës tonë. Arkeologu Erikson Nikolli thotë se varrit është e ruajtur shumë mirë dhe ka përmasa të mëdha, 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, i ndarë në disa pjesë ku është hyrja me shkallë, paradhoma dhe dhoma funerare.

Sipas arkeologut Nikolli një varr monumental i këtij lloji ndërtohej vetëm për udhëheqës të lartë të kohës. Brenda tij janë gjetur eshtra, analiza e të cilave pritet të hedhë më shumë dritë.

Gërmimet arkeologjike pranë këtij varri do të vijojnë deri në zbulimin e plotë të monumentit. Kryetarja e Bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri tha se ky monument do të ruhet nga Bashkia e Bulqizës për t’u kthyer në një atraksion turistik.

Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake,

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More