Shkup, 1 shtator – Mbrëmë në Tetovë u bë hapja zyrtare e shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale. Në këtë ngjarje foli edhe kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit, Zeqirija Ibrahimi, i cili theksoi rezultatet e deritanishme të qeverisjes së VLEN-it, duke e cilësuar si periudhën më të suksesshme për zhvillimin e komunave shqiptare.
Ibrahimi sfidoi publikisht partitë kundërshtare që të krahasojnë punën e tyre gjatë mandateve të mëparshme me kontributin e VLEN-it në vetëm një vit e gjysmë qeverisje.