Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE më 16 shtator

nga Redaksia

Tiranë, 13 shtator – Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare me BE, të ftuar nga Presidenca daneze.

Kryeministri Edi Rama njoftoi lajmin në rrjetet sociale, duke theksuar: “Të martën, datë 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim. Shqipëria nuk ndalet.”

Këto kapituj përfshijnë grupin 4 “Axhenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë:

  • Kapitullin 14 – Politika e transportit
  • Kapitullin 15 – Energjia
  • Kapitullin 21 – Rrjetet trans-evropiane
  • Kapitullin 27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike

Postimi i plotë:

TJETËR LAJM I MIRË – Shqiperia nuk ndalet
Të martën, datë 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-së na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.
Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More