Strategjia e Kasamit për arsimin një vizion për të ardhmen e Tetovës!

nga I.A

Shkup, 18 shtator – Në politikën vendore shpesh debati dominohet nga çështje të menaxhimit ditor pastrimi, infrastruktura, transporti. Por kur një kryetar komune vendos të artikulojë një strategji afatgjatë për arsim, siç bëri Bilall Kasami me dokumentin 2025-2030, ai lë pas një mesazh më të thellë se e sheh komunën jo vetëm në përmasat e sotme por edhe si një projekt për gjeneratat e ardhshme. Prandaj, kushdo që mendon e planifikon për një arsim më cilësor reflekton se është i fokusuar për ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme, shkruan Zhurnal.

Strategjia në arsim do t’i sjellë Tetovës përfitime afatgjate –

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shpallur një plan ambicioz ndërtimin e shkollave të reja, anekseve ndihmëse, sallave sportive dhe pishinave, me synimin kryesor që nxënësit e Tetovës të mësojnë në vetëm një ndërrim. Në një qytet ku mësimi me dy ose tre ndërrime ka qenë realitet për dekada, ky është një vizion transformues. Kjo lëvizje e pozicionon atë si një lider që e kupton se investimi në arsim është investim në identitetin dhe të ardhmen e një komuniteti.

Çfarë përfaqëson kjo strategji?

Përmirësim i kushteve të mësimit – Shkolla të reja si “Bratstvo-Migjeni” dhe “Rilindja” në Sellcë, objekte në lagjet Jellak dhe Jashtë Vardarit, si dhe sallat sportive dhe pishinat, tregojnë një përpjekje të qartë për modernizimin e infrastrukturës.

Vizion gjithëpërfshirës – Plani nuk kufizohet vetëm në ndërtim objektesh, por përfshin krijimin e një mjedisi të sigurt, inovativ dhe gjithëpërfshirës për nxënësit. Kjo është një qasje që i tejkalon standardet minimale dhe e sheh shkollën si hapësirë zhvillimi shoqëror, jo vetëm akademik.

Përkushtim për barazi – Në fokus janë edhe lagjet periferike, të cilat shpesh kanë qenë të anashkaluara në planifikimet e mëparshme. Ndërtimi i qendrave komunale dhe objekteve parashkollore atje është një sinjal për barazim të mundësive.

Arsim dhe politikë kush ka vizion ka të ardhme –

Në një klimë politike ku shpesh dominon retorika e konfrontimit fakti që një kryetar komune shpalos një strategji konkrete për arsim, është një tregues i vizionit politik. Në fund të ditës, zgjedhësit e gjykojnë një lider jo vetëm për fjalët e tij por për planin që ai vendos mbi tryezë dhe punët që shihen në terren e janë të prekshme.

Kasami, me këtë dokument kërkon të vendosë veten si një politikan që mendon përtej mandatit katërvjeçar, duke e lidhur emrin e tij me transformimin e arsimit në Tetovë. Nëse këto projekte realizohen ai nuk do të shihet vetëm si një menaxher i përkohshëm por si një arkitekt i së ardhmes arsimore të qytetit.

Kujtojmë që, strategjia e zhvillimit të arsimit në Tetovë nuk është thjesht një listë projektesh por një ftesë për të menduar ndryshe mbi të ardhmen. Çdo shkollë e re, çdo klasë me një ndërrim dhe çdo hap drejt modernizimit është një investim i drejtpërdrejtë në potencialin e fëmijëve dhe në fuqinë e shoqërisë. Kryetarët që guxojnë të artikulojnë dhe të ndjekin strategji të tilla, si Bilall Kasami, tregojnë se politika lokale mund të jetë më shumë se menaxhim i përditshmërisë mund të jetë vizion për një të ardhme më të ndritshme. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More