Banka e Shqipërisë: Dollari kapi në qershor minimumin historik të 15 viteve të fundit

nga L. M

Në tregun e këmbimit valutor vendas, në 6-mujorin e parë të këtij viti edhe dollari amerikan ka ndjekur ecuri të ngjashme me euron, duke u nënçmuar ndjeshëm në raport me lekun.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në muajin qershor, 1 dollar amerikan këmbehej mesatarisht me 85,1 lekë, duke shënuar nivelin mesatar më të ulët në 15 vjetët e fundit.

Forcimi i lekut kundrejt dollarit amerikan është ndikuar nga dobësimi i këtij të fundit në tregun ndërkombëtar, në vijim të zhvillimeve politike në SHBA.

Banka e Shqipërisë njofton se ka vijuar të kryejë ndërhyrje në tregun valutor përmes ankandeve për blerjen e valutës me objektiv rritjen e rezervës valutore. Krahas ankandeve mujore të blerjes së menjëhershme të valutës, është ruajtur edhe ekuilibri në tregu valutor.

BSH bën të ditur se, ndërkohë edhe në tregjet ndërkombëtare të këmbimit të valutave, dollari amerikan është nënçmuar ndjeshëm ndaj euros dhe monedhave të partnerëve kryesorë tregtarë.

“Krahas pasigurive që shoqërojnë politikat e reja tregtare, vlerësohet se nënçmimi i Dollarit amerikan reflekton shqetësimin e tregjeve lidhur me rritjen e presionit të administratës amerikane ndaj Rezervës Federale për lehtësimin e politikës monetare”, thekson BSH-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More