MF: Janë plasuar mbi 224 milionë euro për përkrahjen e investimeve ndaj kompanive, u pagua transheja e re nga buxheti ndaj Bankës Zhvillimore

Nga B.M
931 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Ministria e Financave realizoi pagesën e transhesë së re nga buxheti në vlerë prej 424,9 milionë denarëve ose 6,9 milionë eurove ndaj Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendore.

Me pagesën e kësaj transheje, përkrahja e përgjithshme e shtetit ndaj ekonomisë vendore arrin në 13,8 miliardë denarë ose 224,3 milionë euro nga mjetet e përgjithshme prej 250 milionë eurove të planifikuara për përkrahjen e kompanive vendore.

“Qeveria i siguroi këto mjete përmes linjës kreditore nga Banka Hungareze Eksport-Import, për përkrahjen e ekonomisë vendore. Përkrahja përfshin plasimin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Mjetet janë plasuar te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste, ku norma e interesit është 1,95 për qind në nivel vjetor, afati i shlyerjes 15 vjet dhe periudha grejs tre vjet”, kumtoi Ministria e Financave.

Buxheti i përgjithshëm për përkrahjen e kompanive vendore të parapara me buxhetin është 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet të jetë rreth 300 milionë euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër