U vra në atentat, “Bushi” i Sarandës kishte një të kaluar të trazuar

nga Xh M

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Sarandës mbrëmjen e kaluar, ku një shpërthim me tritol i mori jetën 58-vjeçarit Isuf Jacaj, i njohur ndryshe me nofkën “Bushi”. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 në lagjen nr. 3, ku lënda plasëse ishte vendosur në një automjet tip Toyota në pronësi të viktimës. Jacaj, i cili ndodhej brenda në momentin e shpërthimit, humbi jetën në vend.

Isuf Jacaj ishte një emër i njohur për policinë, me një të kaluar me vepra penale që përpara viteve 2000. Ai kishte mbetur i plagosur në disa përplasje të mëparshme dhe i kishte shpëtuar një atentati me armë në vitin 2011. Në korrik 2022 u arrestua pas një konflikti tjetër, ndërsa vitet e fundit ishte aktiv në turizëm, duke transportuar turistë me skaf në bregdetin e jugut.

Pista kryesore që po hetohet nga policia është ajo e hakmarrjes, pasi vetëm tre muaj më parë, djali i viktimës, Klaus Jacaj, iu shpërthye makina me tritol, ndërsa ndodhej nën hetim për përfshirje në një ngjarje të rëndë ku u plagosën dy persona. Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More