Shkup, 7 tetor – Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka përparësi prej 3.3% ndaj kandidatit të AKI-së Bujar Osmani. Kështu tregojnë të dhënat e anketës së IPIS të realizuar për RTVM gjatë muajit tetor me 1.004 të anketuar nëpërmjet telefonit me banorët e Çairit.

Anketa, në fokus ka mendimin e qytetarëve të Çairit për tema të ndryshme, ndërsa të pyetur se për kë do të votoni në zgjedhjet lokale 27.5% e të anketuarve janë përgjigjur për Mexhitin, ndërsa 24.2% kanë mbështetur Osmanin. Kandidati Ico Kolevski ka marrë mbështetje vetëm 1.1%, ndërsa 47.2% e të anketuarve nuk janë të përcaktuar ose nuk janë përgjigjur.

Të pyetur se cilin prej kandidatëve do ta votoni nëse gara shkon në rrethin e dytë, 28.8% janë përgjigjur për Mexhitin, ndërsa 3.4% më pak për Osmanin, respektivisht 25.4%. Se nuk do të votojnë për asnjërin, janë përgjigjur 18.7%, ndërsa të papërcaktuar janë 27.1%.1

Lidhur me listën e këshilltarëve, 22.4% e të anketuarve kanë dhënë mbështetje për VLEN, ndërsa 20.3% për AKI-në. Për VMRO-DPMNE-në kanë dhënë mbështetje 6.1% e të anketuarve, për LSDM-në 1.9%, për të Majtën 1%, për ZNAM 0.8%, ndërsa 3.4% janë deklaruar për opsion tjetër. 20% e të anketuarve ende nuk janë të përcaktuar, 13.7% kanë deklaruar se nuk do të votojnë për asnjërin, ndërsa 10.7% kanë refuzuar të përgjigjen.

Sa i përket votës së tyre për Qytetin e Shkupit, 19.6% e të anketuarve janë përgjigjur se do ta mbështesin kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgievski, ndërsa 7.6% kandidaten e LSDM-së, Kaja Shukova. 37.8% janë deklaruar se nuk do të votojnë për asnjërin kandidat, ndërsa 35% janë të papërcaktuar.

Në pyetjen e përgjithshme se cila parti vlerësoni se do të fitojë në zgjedhjet lokale, 23.2% janë përgjigjur VLEN, 19.5% AKI, ndërsa 7.8% VMRO-DPMNE. 1.4% japin mbështetje për LSDM-në, ndërsa 3.7% për opsion tjetër. Të papërcaktuar janë 30.8% e të anketuarve, 7.8% kanë refuzuar të tregojnë, ndërsa 5.9% për asnjërën.

Të anketuarit gjithashtu janë pyetur edhe për ndjekjen e programeve televizive. 53.6% janë përgjigjur se e ndjekin televizionin Alsat, 34.4% Kanal 5, 32.9% RTM-në, 32% Sitelin, 29% Telma dhe 22.4 Alfa.
Struktura etnike e të anketuarve është 68.5% shqiptarë, 23.1% maqedonas dhe 8.4% të etniteteve të tjera. Krahas problemeve komunale, të anketuarit kanë shprehur se kërkesë urgjente e tyre është edhe çrrënjosja e korrupsionit.