Më 20 dhe 24 tetor, nga ora 10:00 deri në 15:00, qielli i Maqedonisë do të jetë plotësisht i mbyllur – pa aterime dhe pa fluturime

nga Xh M

Shkup, 8 tetor – Maçedonia po përgatitet për një kaos ajror të pa precedent – kontrollorët e fluturimeve kanë paralajmëruar një grevë të përgjithshme që do të paralizojë të gjithë trafikun ajror në vend. Më 20 dhe 24 tetor, nga ora 10:00 deri në 15:00, qielli i Maqedonisë do të jetë plotësisht i mbyllur – pa nisje fluturimesh, pa aterime dhe pa fluturime mbi territor.

Arsyeja nuk është një defekt teknik, por pakënaqësia e punonjësve në M-NAV, të cilët përmes sindikatës së tyre profesionale thonë: „Mjaft me punësime partiake dhe premtime boshe!“ Kontrollorët kërkojnë menjëherë ndalimin e ndikimeve politike në ndërmarrje, leje për punësime të reja dhe një analizë të pavarur për nevojat reale të sistemit.

„Bëhet fjalë për siguri, jo për politikë“, thonë nga sindikata, duke paralajmëruar se situata është në prag të kolapsit. Kjo është tashmë përpjekja e dytë për grevë – e para, e caktuar në korrik, u shty për shkak të negociatave të premtuara, të cilat sipas tyre, mbetën vetëm në letër.

Nëse nuk gjendet një zgjidhje, kontrollorët paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë çdo të hënë dhe të enjte – derisa kërkesat e tyre të përmbushen. Përndryshe, vendi mund të mbetet plotësisht pa trafikun ajror, dhe udhëtarët dhe kompanitë ajrore tashmë paralajmërojnë për humbje të mëdha dhe fluturime të bllokuara në të gjithë rajonin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More