Presidenti i PL, Ilir Meta, theksoi se janë grabitur sipas tij, 38 milionë euro nga program IPARD të cilat janë të destinuara për të mbështetur bujqësinë.
Ai tha se fondet që u takojnë fermerëve, kanë përfunduar në xhepat e patronazhistëve.
Meta: Deri më tani janë të paktën 38 milion euro të grabitura nga programi IPARD për mbështetjen e Bujqësisë shqiptare.
Fondet e ndihmës që duhej të shkonin për mbështetjen e fermerëve, kanë përfunduar te inceneratorët që nuk ekzistojnë, në xhepat e korrupsionit të klientëve të pushtetit dhe te patronazhistët.
Sikur të mos mjaftonte fakti që Bujqësia është sot jo vetëm sektori më i nënfinancuar, por edhe më i diskriminuar, çdo vit fermerët shqiptarë humbin 112 milionë euro fonde ndihme nga Bashkimi Europian, sepse për Qeverinë vjedhja e buxhetit të shtetit nuk mjafton më.
Prandaj hetimi i abuzimit me fondet IPARD është një emergjencë kombëtare, për të ndalur shpopullimin, për të shpëtuar Bujqësinë nga falimenti nëpërmjet zhbllokimit të fondeve të BE dhe për t’i rikthyer dinjitetin fermerit shqiptar.
https://www.facebook.com/share/p/168GRdow7m