Stilisti dhe sipërmarrësi i këpucëve Cesare Paciotti, ka vdekur në moshën 67 vjeçare, shkruan faqja wwd.com.
Një deklaratën e lëshuar nga familja e tij, theksohet se ‘’Paciotti vdiq i rrethuar nga familja dhe fëmijët e tij’’.
Cesare Paciotti së bashku me motrën e tij Paola, shkruan një histori në botën e këpucëve ‘’Made in Italy”.
Paciotti do të mbahet mend për stilin e tij joshës dhe bujarinë e jashtëzakonshme njerëzore.
Marka eponime e Paciottit, është e njohur për modelet e këpucëve të të dy gjinive.
Kompania u themelua në vitin 1948 në Civitanova Marche,një nga qendrat kryesore të prodhimit të këpucëve në Itali, nga Giuseppe dhe Cecilia Paciotti, prindërit e Cesare dhe Paolas.
Misioni i tyre ishte të krijonin këpucë të punuara me dorë.
Takat e tij tek këpucët femërore dhe dizajnet inovative ishin një sukses për modelet, përfshirë Beyoncé Knowles-Carter dhe Paris Hilton.