Integrimi në BE dhe forumi i investimeve, Rama pret sot presidenten e KE-së

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama do të presë sot në Tiranë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Fillimisht Von der Leyen do të ndalet në Presidencë ku do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj. Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi me kreun e shtetit do të zhvillohet nga ora 09:10-09:45.

Më pas, presidentja e KE, Ursula von der Leyen do të pritet me ceremoninë e mirëseardhjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryeministri Rama.

Në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes Von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri.

Pas takimit palët do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve ku zhvillohet Forumi i parë i Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”.

Kjo ngjarje historike dyditore vjen si një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Europian, dhe ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë mundësi të reja investimi midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Sipas agjendës zyrtare, në ceremoninë e hapjes fjalën e mirëseardhjes do ta mbajë  Kryeministri Edi Rama, për të vijuar me fjalimin nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Forumi sjell së bashku përfaqësues të lartë qeveritarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani lidere nga BE-ja dhe më gjerë.

Ky event përfaqëson një hap konkret drejt integrimit ekonomik rajonal dhe afrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët evropian, duke adresuar një sërë temash kyçe si: zhvillimi i infrastrukturës, tranzicioni i gjelbër dhe digjital, fuqizimi i sektorit privat, dhe integrimi i zinxhirëve të vlerës rajonale në tregjet globale.

Agjenda zyrtare e Forumit të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, që zhvillohet më 13–14 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve:

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More