Celibashi e uron Radoniqin për zgjedhjet e suksesshme në Kosovë

nga D. V.

Kreu i KQZ-së në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka uruar kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Kreshnik Radoniqin, duke i përcjellë urimet më të sinqerta për administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të zgjedhjeve vendore të djeshme.

Celibashi, gjithashtu ka uruar partitë politike, shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët e Kosovës për kontributin e tyre në një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, i cili forcon besimin publik dhe vlerat evropiane të demokracisë.

“Përcjell urimet e mia më të sinqerta për Kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, Kreshnik Radoniqi, dhe të gjithë anëtarët e Komisionit, për administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të zgjedhjeve vendore të djeshme.

Urime gjithashtu partive politike, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve të Kosovës për kontributin e tyre në një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, që forcon besimin publik dhe vlerat evropiane të demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More