Kondarko: Pa pengesa dhe pa asnjë problem ose vërejtje nga asnjë komision komunal zgjedhor, qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës

nga Xh M

Shkup, 18 tetor – Pa pengesa dhe pa asnjë problem ose vërejtje nga asnjë komision komunal zgjedhor, qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, thotë kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Boris Kondarko. Ai shton se të gjitha komunat, komisionet zgjedhore dhe komisionet e vendvotimeve që kishin njoftuar votim për personat e sëmurë dhe të moshuar, po zhvillojnë votimin pa asnjë vështirësi.

“Në këtë rast dua t’i sqaroj publikut dhe mediave se sot nuk publikohen rezultatet e votimit të këtyre kategorive të personave, sepse kështu parashikon ligji zgjedhor dhe kjo është praktikë në të gjitha zgjedhjet. Votimi i sotëm i këtyre kategorive të votuesve, fletët e votimit vendosen secila në një zarf të veçantë dhe më pas në kutinë e votimit. Sot, kutitë e votimit dhe zarfet e këtyre votuesve nuk hapen dhe rezultatet nuk publikohen, ato do të numërohen nesër pas përfundimit të votimit së bashku me të gjitha fletëvotimet e tjera”, tha Boris Kondarkos – kryetar i KSHZ-së./Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More