Gara në Strugë në fazën intenzive, Merko distancohet nga AKI!

nga I.A

Shkup, 27 tetor – Faza e dytë e garës zgjedhore në Strugë ka hyrë në një periudhë të nxehtë dhe tejet të tensionuar politikisht. Në qendër të vëmendjes është qëndrimi i kryetarit aktual, Ramiz Merko, i cili përmes një deklarate publike ka hedhur poshtë çdo zë apo insinuatë për afrim të tij me Aleancën për Kombëtarin Integrim (AKI) në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ai ka thënë qartë dhe shkurtë që nuk e mbështet kandidatin e AKI-së. Ky qëndrim i Merkos është favorizues për kandidatin e pavarur, Mendi Qyra, i cili mbështetet nga VLEN, shkruan Zhurnal.

Merko nuk mbështet AKI-në – 

“Mos lejoni askënd t’ju hutojë,” shte thirrja kryesore e Merkos, në një mesazh drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të tij, ku theksoi qartë se nuk do ta mbështes kandidatin e AKI-së. Ai shpjegoi se spekulimet që qarkullojnë në opinion kanë për qëllim të dëmtojnë besimin dhe kohezionin brenda trupës së mbështetësve të Listës së Pavarur që ai udhëheq.

Në deklaratën e tij, Merko theksoi si në vijim. 

“Unë, Ramiz Merko, nuk do të mbështes kandidatin e AKI-së në balotazh.”

Ky qëndrim publik vjen në një moment kur Struga ndodhet përpara një balotazhi vendimtar, ku rezultati i raundit të parë ka krijuar një terren të ri politik. Mendi Qyra doli fitues në raundin e parë, duke marrë një mbështetje të gjerë qytetare, ndërsa kandidati Arsim Dalipi kishte kërkuar paraprakisht që të tërhiqej nga gara cili do që merr një votë më pak, kërkesë që megjithatë nuk u realizua as nga vet propozuesi me çka si rrjedhojë Dalipi mbeti shumë pas Qyres në numrin e votave, por zyrtarisht nuk u tërhoq nga garimi.

Deklarata e Merkos nuk është vetëm një distancim formal ajo është një sinjal politik që mund të riformësojë balancat në raundin e dytë. Duke përjashtuar mbështetjen për AKI-në, Merko i jep një mesazh të qartë elektoratit të tij se Lista e Pavarur do të ndjekë një drejtim të vetin, pa kompromise me partitë tradicionale që synojnë të rikonfigurojnë pushtetin vendor.

Në sfond, kjo lëvizje interpretohet si një përpjekje e Merkos për të ruajtur ndikimin personal dhe politik në Strugë, duke mos u lidhur me asnjë kamp të jashtëm në një moment kur qytetarët janë të ndjeshëm ndaj pazareve politike pas perdeve.

Mendi Qyra një fitues që kërkon konsolidim – 

Rezultatet e raundit të parë e vendosën Mendi Qyrën në një pozicion të favorshëm. Ai arriti të fitojë terren në shumicën e lagjeve urbane dhe rurale të Strugës, duke u shfaqur si kandidat me profil të qartë qytetar. Megjithatë, përballja e dytë do të jetë më komplekse pasi tani çdo votë do të peshojë më shumë ndërsa qëndrimi neutral apo rezervuar i Merkos mund të ndikojë direkt në përqindjen e daljes në votime.

Merko ka paralajmëruar se Lista e Pavarur do të mbajë një mbledhje së shpejti për të diskutuar dhe marrë vendime që do të bëhen publike për qytetarët. Kjo mbledhje pritet me interes, pasi mund të përcaktojë drejtimin e votës së një pjese të rëndësishme të elektoratit që i përket strukturave të pavarura lokale.

Në këtë kontekst, Struga ndodhet përpara një faze të re jo vetëm në garën për kryetar, por edhe në konfigurimin e ardhshëm të pushtetit vendor. Distancimi i Merkos nga AKI-ja mund të përforcojë idenë e një politike lokale më të decentralizuar por gjithashtu mund të hapë hapësirë për marrëveshje të reja në prapaskenë.

Prandaj, gara në Strugë është kthyer në një betejë të vërtetë për besueshmëri dhe legjitimitet. Ndërsa Mendi Qyra kërkon të konfirmojë fitoren e tij në balotazh, Ramiz Merko, përmes distancimit të tij, dëshmon se mbetet një faktor politik që nuk mund të anashkalohet. Raundi i dytë do të tregojë nëse qytetarët e Strugës do të ndjekin thirrjen e Merkos për “të mos u hutuar” apo nëse do të zgjedhin të vendosin vetë për drejtimin e ardhshëm të qytetit. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More