Ankandi i radhës i letrave me vlerë mbahet më 4 nëntor

nga L. M

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 4 nëntor 2025 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2025. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro.

Ministria njofton se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More