SPB Tetovë: Ndalohet 47-vjeçari, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

nga D. V.

MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2025) në orën 11:00 në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin I.Xh.(47) nga Tetova.

Siç thonë nga SPB Tetovë, ai ishte në kërkim me urdhër-arrest bazuar në urdhrin egjykatës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 15 muajsh, për kryerjen e veprës penale “prodhimi dhe lëshimi në qarkullim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal.

“Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More