Bullizmi dhe dhuna mes nxënësve në Shkup/ Fëmijët romë më të prekur

nga Xh M

Shkup, 6 nëntor – Nxënësit e shkollave të mesme të përfshirë në hulumtimin për dhunën mes bashkëmoshatarëve kanë konfirmuar se çdo ditë ballafaqohen me bullizmin nëpër rrjetet sociale. Sipas anketës së realizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut, në 23 shkolla të mesme në Shkup, viktima më të mëdha të dhunës online janë fëmijët e komunitetit rom. Nxënësit e anketuar kanë thënë poashtu se nëpër çantat e tyre mbajnë armë të ftohta si mbrojtje nga sulmet potenciale.

“Ishim të befasuar kur pyetën prokuroret nëse mbajnë thika dhe grusht hekuri. Besoni të gjithë njëzëri thane “po”. Kur i pyetëm përse, thane për mbrojtje. Këto janë të dhëna alarmante. Prandaj them, shkolla dhe ne si prindër, normalisht në shtëpi secili duhet të punojë me fëmijën, por duhet të ndërmarrim aksione më të mëdha për parandalimin e rasteve të reja”, tha Jelena Kadriq, drejtore e Institutit për të Drejtat e Njeriut.

“Për fat të keq, kjo dukuri fillon në shkollën fillore. Kemi edhe zmadhim të bullizmit të caktuar edhe në baza etnike. Ka shumë arsye përse ndodh dhuna mes bashkëmoshatarëve, janë statusi social, përkatësia etnike, edukimi jo i duhur në shtëpi, për fat të keq i kemi edhe nga rrjetet e reja sociale, dhe kjo ndikon shumë në dhunën e bashkëmoshatarëve, posaqërisht tik tok-u”, u shpreh Dalibor Kitanoviq, drejtor i Agjencisë për realizimin e të drejtave të etnive. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More