VIDEO/ Orce Gjorgjievski ngre në këmbë maqinerinë, fillon aksionin për pastrimin e kryeqytetit, do zgjasë 72 orë

nga Xh M

Shkup, 6 nëntor – Kryetari i ri i Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëron një rishikim të plotë të punës së administratës qytetare.

Ai theksoi se çdo person që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi, ndërsa ata që nuk e kanë kryer siç duhet punën e tyre – do të largohen nga pozitat.

“Por, çdo punonjës i ndershëm, i përkushtuar dhe përgjegjës do të shpërblehet dhe do të respektohet. Të nderuar, ka ardhur koha të vendosim rend! Ka ardhur koha që Shkupi të jetë sërish simbol i dinjitetit, rendit dhe shpresës. Shkupi mund të jetë më mirë – dhe këtë më të mirë do ta arrijmë së bashku!”, shtoi kryetari Gjorgjievski.

Orce Gjorgjievski zyrtarisht mori detyrën si kryetar i ri i Shkupit, pasi e pranoi mandatin, pa u pritur nga ish-kryetarja Danela Arsovska në ceremoninë e dorëzimit të zyrës.

Ish-kryetari i komunës së Kisella Vodës u tha qytetarëve të Shkupit se qyteti do të pastrohet për 72 orë, ndërsa numërimi i kohës ka nisur që mbrëmë në orën 20:30.

“Certifikata që mora sot është simbol i besimit që ma dhanë qytetarët e Shkupit. Por njëkohësisht, është edhe një përgjegjësi e madhe për të punuar me përkushtim, përgjegjësi dhe vendosmëri – me një vizion të qartë, rezultate konkrete dhe shumë vepra.
Jam mirënjohës për çdo mbështetje dhe për çdo qytetar të Shkupit që pa sinqeritet, përkushtim dhe vepra pas fjalëve. Do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallime fetare, kombëtare apo partiake.
Për mua ndarjet nuk ekzistojnë – udhërrëfyesi im është krijimi i një të ardhme më të mirë dhe jete dinjitoze për të gjithë. Dhe në këtë drejtim, nuk do të kursehem. E keni fjalën time!

Shkupin, të nderuar qytetarë, do ta ndryshojmë nga rrënjët! Që sonte, në orën 20:30, fillojmë me aksionin e parë të madh – brenda 72 orëve ta pastrojmë Shkupin, ashtu siç kam premtuar.
Nesër fillojmë me ristrukturimin e ndërmarrjeve publike dhe normalizimin e funksionimit të tyre, që qyteti të funksionojë ashtu siç e meritojnë qytetarët e Shkupit.
Shkupi do të ketë edhe projekte të reja, disa prej të cilave do të nisin ditëve në vijim – investime në infrastrukturë, arsim, sport, mjedis jetësor – dhe mbi të gjitha, do ta rikthejmë transparencën.
Shkupi, më në fund, do të jetë një qytet i hapur,” shkroi kryetari i ri Gjorgjievski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More