Dzeko ia ndërpret konferencën De Rossit: Erdha vetëm që të përqafoj

nga D. V.

Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 11-të të Serie A italiane mes Genoas dhe Fiorentinës, e cila u mbyll me rezultatin 2:2, u panë skena të bukura dhe emocionale në konferencën për shtyp.

Në qendër të tyre ishin sulmuesi boshanjk i Fiorentinës, Edin Dzeko dhe trajneri i ri i Genoas, ish-futbollisti i njohur italian Daniele De Rossi.

Dzeko, i cili u rikthye në lojë në minutat e fundit të takimit, u shfaq në sallën e konferencës për të përshëndetur mikun e tij të vjetër De Rossin, ku dyshja janë miq të mirë nga koha kur luanin te Roma.

Ai hyri me buzëqeshje, u kërkoi falje gazetarëve, më pas përqafoi dhe puthi De Rossin, duke treguar respektin dhe lidhjen e fortë që i bashkon që nga ditët e përbashkëta te AS Roma.

❤️ pic.twitter.com/jgyLtcqhma

— Genoa CFC (@GenoaCFC) November 9, 2025

“Vetëm për ta përshëndetur”, tha Dzeko me humor, ndërsa përqafoi trajnerin e Genoas. “Shihemi më vonë”, iu përgjigj De Rossi me buzëqeshje.

Pas daljes së Dzekos nga salla, De Rossi u shpreh me admirim për mikun e tij të vjetër, duke zbuluar edhe një detaj të veçantë nga miqësia e tyre.

“Kur hyri në fushë, mendova se do të shënonte patjetër. Emri i djalit të tij është Dani, si unë. Jemi miq të mirë, vëllezër… Isha i bindur se do të shënonte, por fatmirësisht nuk ndodhi një gjë e tillë”, tha De Rossi duke qeshur.

Ky moment i ngrohtë mes dy figurave të njohura të futbollit italian dhe atij evropian tregoi edhe një herë respektin dhe miqësinë e sinqertë që shpesh mbetet përtej konkurrencës në fushë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More