Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Mitrovicën e Jugut, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit, vendimi erdhi pas sqarimit të kompanisë sllovene CETIS për printimin e fletëvotimeve.
“Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka spjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte. Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletë votimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Tutje, Prokuroria thotë se ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.
