PDSh konstituon Këshillin Koordinativ, pas Kuvendit Qendror

nga Xh M

Shkup, 11 nëntor – Në kuadër të zbatimit të konkluzave të Kuvendit Qendror, sot u konstitua Këshilli Koordinativ i PDSH-së, organ që do të ketë rol udhëheqës në koordinimin e aktiviteteve lidhur me riorganizimin e strukturave partiake.

Në mbledhjen konstituive, me përbërje të plotë, kryesues i Këshillit Koordinativ u zgjodh z. Imer Aliu.

Ky proces do të synojë fillimin e një faze të re të konsolidimit të partisë, forcimin e strukturës organizative dhe disiplinës partiake; përfshirjen e kuadrove të reja dhe të rinjve me integritet e përgatitje profesionale; rritjen e transparencës si dhe komunikimit të brendshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More