Zbardhet rasti me aksident të rremë trafiku, arrestohen dy persona, paraqitet kallëzim penal

nga Xh M

SPB Manastir, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, ka paraqitur kallëzim penal kundër S.G. (54) nga Prilepi dhe S.I. (31) nga Krusheva, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

Më 25.08.2025 në Bitola, të dyshuarit mashtruan një grua 88-vjeçare nga Bitola duke i telefonuar dhe duke u prezantuar rrejshëm, duke i thënë se djali i saj kishte shkaktuar një aksident trafiku në të cilin kishte përplasur një fëmijë tetëvjeçar, ndërsa djali dhe bashkëshortja e tij ishin lënduar. Ata i thanë se, nëse donte ta shpëtonte djalin nga ndjekja penale, duhej t’u jepte 72.500 denarë.

Pasi morën paratë, të dyshuarit u larguan, ndërsa viktima më vonë e kuptoi se ishte mashtruar. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, u morën masa dhe veprime të duhura dhe mashtruesit u lokalizuan dhe u arrestuan, pas çka është paraqitur kallëzimi penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More