Hapa të rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes së Kuala – Lumpurit.

nga D. V.

Shkup, 12 nëntor – Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi të martën se e ka vënë re njoftimin e Shteteve të Bashkuara për një ndalim njëvjeçar, që nisi më 10 nëntor, të zbatimit të një rregulloreje që i zgjeron kufizimet e kontrollit të eksporteve te çdo subjekt që zotërohet 50 për qind ose më shumë nga palët në listat e sanksioneve amerikane.

Ky është një hap i rëndësishëm që pala amerikane ka ndërmarrë për zbatimin e konsensusit të bisedimeve ekonomike dhe tregtare midis Kinës e ShBA-së në Kuala-Lumpur, theksoi një zëdhënës i ministrisë.

Sipas tij, dy vendet do të vazhdojnë diskutimet për rregullimet përkatëse pas ndalimit njëvjeçar të të ashtuquajturit “rregull i pronësisë 50 për qind”.

Kina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara për të forcuar dialogun dhe komunikimin bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë dhe konsultimeve të barabarta, të menaxhojë dallimet ndërmjet të dy palëve në mënyrën e duhur dhe të krijojë kushtet e favorshme për ndërmarrjet e të dy vendeve, si edhe për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirit global të prodhimit e të furnizimit, tha zëdhënësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More