Çitaku për Krasniqin: Do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme

nga D. V.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka falënderuar Memli Krasniqin për drejtimin e partisë në rrethana të vështira.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku thotë respekti për Krasniqin, qysh katër vjet pasi mori udhëheqjen e PDK-së, veçse është rritur.

“Faleminderit Memli. E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira. E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion. Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur”, ka shkruar ajo.

“Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja. Me falënderim, me respekt dhe me bindjen se do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme”.

Gjatë ditës së mërkurë, Memli Krasniqi dha dorëheqje nga posti i kryetari të PDK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More