Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një projektligj financimi për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë e SHBA-së, menjëherë pasi u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve.
Nënshkrimi i Trump, i konsideruar si formalitet, pasi masa kaloi në të dyja dhomat e Kongresit, i dha fund një ngërçi 43-ditor i cili ka lënë qindra mijëra punonjës federalë pa paga dhe ka ndërprerë shërbimet publike.
“Pra, me nënshkrimin tim, qeveria federale tani do të rifillojë operacionet normale dhe administrata ime dhe partnerët tanë në Kongres do të vazhdojnë punën tonë për të ulur koston e jetesës, për të rivendosur sigurinë publike, për të rritur ekonominë tonë dhe për ta bërë Amerikën përsëri të përballueshme”, tha Trump ndërsa nënshkroi projektligjin.
Më herët dje, 222 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së votuan pro buxhetit kalimtar, i cili do të financojë qeverinë deri në fund të janarit.
Dyqind e nëntë të tjerë votuan kundër.
