ShSKUK: Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po marrin trajtimin e tyre

nga D. V.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (ShSKUK) thotë se nuk janë ndaluar shërbimet e dializës dhe se pacientët po marrin trajtimin e tyre të rregullt edhe në QKUK edhe në spitalet e përgjithshme.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, sqaron se Shërbimet e  dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme”, thuhet në reagimin e ShSKUK.

Ndonëse sipas tyre nuk ka material të mjaftueshëm por që nuk ka pasur vonesa në ofrimin e shërbimeve.

“Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve. Jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht”, përfundon reagimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More