Aksion kontrollues në një objekt hotelierik në Gostivar, ndalohen dy persona

nga D. V.

SPB Tetovë njofton se më datë 12/13.11.2025 në periudhën nga ora 23:20 deri në 00:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar, në bashkëpunim me Sektorin për Krim Ndërkufitar, Migracion, Të Huaj dhe Ri-pranim, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin e Punës, kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelierik në një qendër tregtare në rrugën “Ilinden” në Gostivar.

“Me këtë rast, në objekt u gjet dhe u ndalua K.D.(43) nga Shqipëria, sepse kishte abuzuar me qëndrimin turistik, gjegjësisht kishte qëndruar në kundërshtim me qëllimin e lejes”.

“Gjithashtu, u ndalua edhe XH.K.(62) nga Dobërdolli, sepse ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë të cilët kryenin detyra zyrtare. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More