Trajneri i Romës: Scudetto është një objektiv i vërtetë

nga D. V.

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, u ka kërkuar tifozëve të ekipit të tij të vazhdojnë të ëndërrojnë për Scudetton.

Roma është ngjitur në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Interin, me të dyja ekipet me një rekord prej tetë fitoresh dhe tre humbjesh. Rezultatet kanë tejkaluar pritjet pas mbërritjes së një trajneri të ri dhe ndryshimeve të mëdha në skuadër gjatë verës.

Roma, nën drejtimin e Claudio Ranierit, iu afrua shumë vendit të katërt sezonin e kaluar dhe ky është objektivi edhe këtë sezon, por Gasperini thotë se nuk do t’i ndalë tifozët të rrisin pritshmëritë e tyre.

“Të gjithë mund të ëndërrojnë”, tha Gasperini, duke shtuar:

“Lojtarët tregojnë me qëndrimin dhe sjelljen e tyre se besojnë në çdo ndeshje. Jemi vetëm në fillim të udhëtimit”, tha trajneri me përvojë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More