Argjentina kishte programuar sot një seancë stërvitore në Spanjë konkretisht në Elche në stadiumin “Martinez Valero”.
Prania e Messi-t bëri që në këtë seancë stërvitore Lionel Scaloni të përgatiste të tijtë në kushte të një ndeshjeje normale pasi shkallët e impiantit u mbushën plot.
Sipas medieve spanjolle në “Martinez Valero” ishin prezent plot 20.000 mijë tifozë. Presidenti i Elche-s, Christian Bragarnik, vendosi që të mos caktojë çmim për hyrjen në impiant madje u fut në “rol” duke pritur në radhë për një fotografi me Messi-n.
