Aktakuzë ndaj një 23-vjeçari, dyshohet për keqtrajtim seksual të një të miture

nga D. V.

Shkup, 18 nëntor – Prokuroria Themelore Publike në Shkup njofton se ka ngritur aktakuzë kundër një 23-vjeçari nga Vollkova, pasi janë siguruar prova se ai ka kryer akte të tjera seksuale me një vajzë nën moshën 15 vjeç.

Në periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti, i pandehuri e ka detyruar të miturën të kryejë akte seksuale në shtëpinë e tij dhe e ka kërcënuar se nuk guxon t’i tregojë babait të saj për këtë.

“Së bashku me aktakuzën, prokurori publik kompetent i ka paraqitur gjykatës edhe propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të pandehurin”, thonë nga Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More