Presidenti amerikan Donald Trump falënderoi ushtrinë për “shpejtësinë, fuqinë, precizionin dhe kompetencën e tyre marramendëse” gjatë operacionit ushtarak në Karakas.
Ai tha se këta “luftëtarë të trajnuar vepruan në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së”.
“Forcat venezueliane po na prisnin, e dinin që do vinim”, u shpreh Trump
Pavarësisht se ishin në një “pozicion gatishmërie”, Trump tha se forcat venezueliane u “neutralizuan plotësisht”.
“Asnjë ushtar amerikan nuk u vra dhe asnjë pajisje nuk humbi”, shtoi ai.
Presidenti tha se SHBA-të kanë “eliminuar 97% të drogës që vinte nga deti” dhe pretendoi se çdo anije që transportonte drogë vret mesatarisht 25,000 njerëz.
