Spiropali: Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO, kërcënim për sigurinë europiane

nga D. V.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi sot pas sulmit të fundit të Rusisë me raketë balistike me rreze të mesme mbi rajonin e Lvivit në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë.

Spiropali shkruan në rrjetin social X se, “Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.”

“Një sulm kaq pranë kufijve të BE dhe NATO-s përbën përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj”, theksoi ministrja e Jashtme.

Spiropali bëri thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës, teksa shtoi se, “Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës”.

Rusia ka përdorur raketën e saj me rreze të mesme veprimi dhe me kapacitet bërthamor ”Oreshnik” në një sulm ndaj Ukrainës perëndimore, raportoi sot agjencia e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes. Ky është sulmi i dytë ndaj Ukrainës ku përfshihet kjo armë.

/gj.m/a.f/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More