Ne nuk do t’i tërheqim agjentët e imigracionit nga Minesota, “absolutisht jo”: u tha Donald Trump gazetarëve para shfaqjes së dokumentarit “Melania” për zonjën e parë në Qendrën Kennedy.
Tensionet u rritën më tej në Mineapolis, në shtetin amerikan të Minesotës, pasi një burrë vdiq pasi u qëllua nga një oficer federal në incidentin e dytë të tillë në qytet këtë muaj.
Pas të shtënave fatale gjatë operacionit federal në Minneapolis, presidenti i SHBA-së Donald Trump sulmoi kryetarin e bashkisë së qytetit dhe guvernatorin e shtetit të Minesotës.

