Gliko me portokalle – e parezistueshme në shije

nga D V
Glikoja e portokallit kombinohet në mënyrë perfekte në ëmbëlsira të ngryshme siç janë kekët, akulloret apo parfetë.

Për disa, shija e Glikosë së Portokallit është më e mirë se vet shija e frutit. Dhe s’kanë faj!

Fantastike në shije dhe mrekulluese me aromën e saj, glikoja e portokallit kombinohet në mënyrë perfekte në ëmbëlsira të ngryshme siç janë kekët aq shumë të dashur nga të gjithë.

Por ajo u shton edhe më shumë shije akulloreve apo parfeve të  ftohta, ndërsa mund të plotësojë në mënyrën më perfekte dëshirën për një ëmbëlsirë.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën e ëmbël të kësaj glikoje fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt.

Gliko me Portokalle në Kushtet e Shtëpisë

Pergatitja e Portokalleve

Me ndihmën e një rendeje qërojmë vetëm sipërfaqen e cipës së portokalleve kokërr.

Më pas, presim portokallet në thela-thela me radhë.

Të gjitha thelave një e nga një u shtrydhim lëngun dhe përmes një gjilpere me pe i vendosim në formën e rolesë në një varg.

Secili prej vargjeve duhet të ketë jo më shumë se 15 copë thela portokalle.

Përgatitja e Glikosë

Vargjet me thelat e portokalleve i vendosim në një enë të madhe me ujë.

Ujin e ndërrojmë tre herë përgjatë gjithë ditës derisa të sigurohemi që hidhërimi i portokalleve të ketë ikur plotësisht. Më pas, portokallet i kullojmë.

Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin. Masat e ujit do jetë një gotë ujë në një kilogram sheqer.

I lëmë të zjejnë dhe kujdesemi të heqim shkumën e cila nis të krijohet gjatë procesit të zjerjes.

Pasi kemi hequr shkumën dhe shurupi trashet në formën e sherbetit hedhim brenda enës vargjet me portokalle.

Procesi i fundit

Vargjet me portokalle i lëmë të zhytura në shërbet derisa të nisin zjerjen. Gjatë procesit kujdesemi që të heqim shkumën.

Nga momenti që nis zjerja e lëmë përreth 20 minuta në zjarr.

Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë në tenxhere. Ditën tjetër e vendosim prapë në zjarr të zjejeë derisa sherbeti të lidhet, pra shurupi të jetë i trashë.  Më pas, hedhim lëngun e limonit dhe e trazojmë.

E heqim nga zjarri dhe pasi ftohet e vendosim të kavanozat e sterilizuar. Sipas dëshirës mund t’i hedhim pak kanellë, karafila apo pak vanilje.

Përbërësit

  • 2 kg portokalle
  • 2 kg sheqer
  • 2 gota me ujë
  • Vanilje, kanellë, karafila sipas dëshirës
  • Lëng Limon ose limontos ( limontos një lugë kafe/limon nje kokërr lëngun)/AgroWeb.org

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More