Maqedonia është shumë e varfër që t’i lejon vetes luks për t’i kthyer mbrapa 100 milionë euro nga IPA Fondet!

nga I Z

Shkup, 30 korrik – Ministri për Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot mbajti konferencë tematike për shtyp, duke iu referuar qëllimeve të përcaktuara sipas të cilave Ministria për Çështje Evropiane do të veprojë gjatë mandatit të tij. Ai iu referua disa çështjeve të rëndësishme, siç janë përdorimi i fondeve të BE-së përmes IPA fondeve, “respektivisht, sfidat me të cilat ballafaqohemi, rreziqet ndaj të cilave jemi të ekspozuar dhe masat që po marrim për të përmirësuar aftësinë tonë për të përdorur këto resurse kryesore financiare. “, theksoi Murtezani.

Të dhënat që prezantoi Murtezani janë vërtetë alarmuese për një shtet të vogël dhe të varfër si Maqedonia e Veriut, sepse ashtu si; i ka prezantuar Murtezani brenda dy viteve ne kemi humbur 59 milionë euro, me rrezik që edhe sivjet të humbim më shumë se 40 milionë, me ;ka shifra do të tejkalonte 100 milionë euro. Për një vend si Maqedonia e Veriut do të ishte shumë nëse kaq mjete humben për 30 vite, e jo vetëm për tre vite, shkruan Zhurnal.

është për keqardhje që ne ende jemi në nivel ku kemi shkallë të absorbimit të fondeve evropiane me vetëm 34% të fondeve në dispozicion të mbuluara nga kontratat e nënshkruara dhe vetëm 22% të fondeve të paguara. Kjo pasqyron problem më të gjerë të jo-efikasitetit, i cili rezultoi me humbje të konsiderueshme të mjeteve.

Si pasojë e kësaj, në dy vitet e kaluara, krahas zbatimit të ngadaltë të IPA-s, Maqedonia e Veriut u ballafaqua me fonde të pashfrytëzuara të IPA-s, të cilave u skadoi afati dhe u kthyen në buxhetin e Bashkimit Evropian. Kështu që, në fund të vitit 2022 dhe 2023 humbëm 24 milionë euro, respektivisht 55 milionë euro në dy vitet përkatëse, respektivisht gjithsej 79 milionë euro. Vlerësohet se deri në fund të vitit 2024 ekziston rreziku i humbjes së 43 milionë eurove shtesë nga IPA II.
Po ta lexonte këtë informacion një njeri që nuk i njeh rrethanat, do të mendonte se Maqedonia është shtet aq i pasur, sa që nuk e ka problem që të lejojë në buxhetin e Bashkimit Evropian të kthehen për dy vite 59 milionë euro të pashfrytëzuara, kurse për BE-në do të mendonte se ëhstë e varfër, sa që një vend i vogël si vendi ynë, i kthen mjete në buxhet. Mirëpo realiteti është ndryshe dhe skemi ;ka flasim, pasi e dimë të gjithë.

Murtezani i prezantoi masat strategjike për menaxhim me këto sfida, mes të cilave janë përforcimi i IPA kapaciteteve përmes punësimeve të reja dhe politika për mbajtjen e stafit të IPA strukturës, por vështirë se do të mjafton vetëm anagazhimi i një institucioni të vetëm. Kjo është problematikë që duhet të mobilizon më shumë institucione, madje edhe tërë qeverinë, që në të ardhmen të mos na përsëritet praktikat e mos shfrytëzimit të mjeteve që vijnë nga Brukseli. Sa e sa të rinj e kuadro profesionistë ikin nga vendi shkaku i mungesës së kushteve, kurse ne ia lejojmë vetes komoditetin të kthejmë mbrapa mjete që na i vendos BE-ja në dispozicion. Me të vërtetë është qesharake, po të mos ishte tragjike.

Aq më tepër, kur dihet që, si; theksoi edhe vetë zëvendës kryeministri Murtezani, efikasiteti dhe efektiviteti i përdorimit të fondeve evropiane nuk është vetëm çështje administrative, por i një rëndësie thelbësore për zhvillimin tonë nacional dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Qasja ndaj kësaj problematike duhet të kalon sa më shpejtë nga fjalët në vepra, shkruan Zhurnal.

Institucionet nuk duhet të dorëzohen përballë realitetit të tanishëm, ku vërehet dukuria që profesionistët e trajnuar të IPA-s, shpesh tërhiqen nga sektori privat, për shkak të kushteve më të mira që u afrohen. Qëllimi i poklamuar i krijimit të një kornize të qartë për zhvillimin e karrierës dhe mbajtjen e stafit brenda IPA strukturës, poashru duhet të jetë një mbi-prioritet, do ta quanim, që nuk duhet zvarritur asnjë ditë të vetme./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More