Socialdemokratët fitojnë zgjedhjet parlamentare në Lituani

nga Xh M

Partia Social Demokratike e Lituanisë (LSDP), që ishte në opozitë, ka arritur një fitore vendimtare në zgjedhjet parlamentare, duke mundur kryeministren Ingrida Simonyte dhe partinë e saj në pushtet Unioni për Atdheun.

Me 52 ulëse të fituara në parlamentin prej 141 anëtarësh, kryetarja e LSDP-së, Vilija Blinkeviciute, pritet të formojë një koalicion me Unionin e Demokratëve “Për Lituaninë” (DSVL) dhe Unionin Lituanez të Fermerëve dhe të Gjelbrit (LVZS), duke siguruar një shumicë, njoftoi Politico.

“Rezultatet janë të shkëlqyera. Kjo tregoi se njerëzit duan ndryshim”, tha Blinkeviciute në mbledhjen e partisë natën e zgjedhjeve.

Megjithëse lidershipi do të ndryshojë, analistët thonë se politika e jashtme e Lituanisë nuk pritet të ndryshojë dhe do të mbetet pro-perëndimore, me theks të vazhdueshëm në sigurinë dhe mbrojtjen që gjithashtu janë sfera të mbështetura nga socialdemokratët.

Blinkeviciute më parë kishte aluduar se do të braktiste pozicionin e saj si deputete për t’u bërë kryeministre, por ende nuk e ka konfirmuar vendimin e saj.

Lideri i DSVL-së, Saulius Skvernelis, shprehu besim në udhëheqjen e saj, duke thënë se ishte “100 për qind” i sigurt që ajo do të merrte rolin.

Rezultatet zyrtare nga votimi i djeshëm treguan se partia që deri më tani ishte në pushtet, Unioni për Atdheun, fitoi vetëm me 28 ulëse/AA

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More