KQZ dhe Prezenca e OSBE-së, fushatë për nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje

nga D V

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, së bashku me Prezencën e OSBE-së në vendin tonë zhvilluan në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë një takim me temë “Programi i edukimit zgjedhor dhe fushata e promovimit të konkursit “RinKrijon””, me studentët dhe stafin akademik të këtij universiteti.

Në këtë takim mori pjesë ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran si dhe Aurela Saliaj, rektore e Universitetit “Ismail Qemali”.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët dhe drejtuesit e departamenteve juridik dhe gjuhë-letërsi, u prezantua nisma e ndërmarrë nga KQZ dhe OSBE, “Konkursi Rinor për Zgjedhjet 2025”, e cila synon të amplifikojë zërat e rinisë, të promovojë vlerat demokratike dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e vitit 2025.

Kjo iniciativë mbështetet nga projekti i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Mbështetje për reformën dhe procesin zgjedhor në Shqipëri”, i cili financohet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More