Panel diskutim “Sfidat në tregun e punës dhe mbështetja e bizneseve të vogla”

nga D V

Shkup, 25 dhjetor – Në kuadër të Projektit “Përorcimi i kapaciteteve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në vendet e Ballkanit Perëndimor”, sot në Shkup do të mbahet ngjarje për promovimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e kompanive të vogla, të krijuara nga ana e romëve të kthyer në komunën e Shuto Orizarës me kompanitë ekzistuese.

Organizatorët paralajmërojnë edhe panel diskutim me titull “Sfidat e tregut të punës dhe mbështetja e bizneseve të vogla” me fillim nga ora 11:00, në të cilën do të prezantohen bizneset e hapura nga romët e kthyer.

Panelistë, sipas paralajmërimit janë: Urim Kasapi – koordinator i programit në UNDP-së, Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Roman Papadimitrov, konsulent biznesi, Mabera Kamberi, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Izet Bajram, pronar i biznesit.

Projekti është financuar nga Programi për zhvillim i KB-së – UNDP dhe BE-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More