Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore në veri e jug të vendit, megjithatë nuk do të mungojnë intervale afatshkurtra me kthjellime.
Fillimisht parashikohet reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jug të vendit, ndërsa në orët e pasdites reshjet e shiut do të shpërndahen në të gjithë territorin me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar, në intervale të shkurtra kohore, në veri e jug. Gjatë orëve të darkës reshjet e shiut do të vijojnë të mbeten prezente në veri e jug.
Parashikohet mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë kryesisht në zonat luginore, si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Temperaturat parashikohen nga 4 në 19 gradë Celsius.