Përkujtohet 27-vjetori i Epopesë së Dukagjinit me aktivitete përkujtimore dhe kulturore

nga D. V.

Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, janë planifikuar një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe kulturore nga data 21 deri më 24 mars.

Aktivitetet fillojnë më 21 mars me krosin “Rruga e Lirisë” dhe programe kulturore në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Më 22 mars, në Pejë do të zhvillohet turniri ndërkombëtar i boksit “Epopeja e Dukagjinit”.

Kulmi i aktiviteteve do të jetë më 24 mars, me homazhe në Gllogjan, manifestimin qendror të Epopesë së Dukagjinit dhe një program artistik te Kulla e Haradinajve.

Organizatorët ftojnë qytetarët të marrin pjesë për të nderuar sakrificën për lirinë e Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More