Von der Leyen: I propozuam Amerikës tarifa zero

nga Redaksia

Bruksel, 7 prill – Lidhur me tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj pothuajse çdo vendi të botës, është deklaruar kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo tha se “Evropa është e gatshme të negociojë me SHBA-në”.

Gjithashtu theksoi se Bashkimi Evropian ka propozuar që SHBA-ja dhe BE-ja, të vendosin reciprokisht zero tarifa për mallrat industriale.

Ajo tha se është propozuar sepse BE-ja është gjithmonë e gatshme për një marrëveshje të mirë.

“Megjithatë, ne jemi gati për kundërmasa dhe të mbrohemi nga efektet indirekte përmes diversifikimit të tregtisë”, shtoi ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More