Çfarë përmban marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar? Kamatat do të jenë më të ulët se 4.5 % në nivel vjetor

nga Xh M

Shkup, 28 maj – Në marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar është përcaktuar kuadri i bashkëpunimit, që do të zgjasë 10 vjet, por janë edhe projektet që duhet të financohen me pesë miliardë paund ose gjashtë miliardë euro. Në Aneksin A të marrëveshjes janë projektet e njohura si hekurudha e shpejtë Gjevgjeli-Tabanovcë, spitalet në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë, por edhe hidrocentrale Çebren dhe Galishtë.

Risi është rindërtimi i Qendrës Klinike Universitare dhe spitalet e qytetit të Shkupit, por edhe në rajonin Ohër-Strugë. Gjithashtu, risi është edhe financimi i Korridorit 8, si dhe siguria kibernetike dhe transformimi digjital.

Por, për publikun mbeti e panjohur kamata që do të paguhet për paratë e marra. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, kamata nuk mund të dihet në këtë moment, sepse ajo do të përcaktohet ndryshe për çdo projekt. Por, thotë se do të jetë më e ulët se ajo që na jep kredit-rejtingu i shtetit, që është dy B (BB) dhe nëse kombinohet me EUROIBOR-in gjashtëmujor prej 2.1 për qind, në rastin më të mirë do të ishte 4.5, dhe në rastin më të keq 6.5 për qind në vit.

“Ajo çfarë mund të them është se norma totale e interesit do të jetë më e ulët se margjina e poshtme që e përmendët me atë bankë. Por nëse do të jetë, do ta shohim. Totali. Kostot për përpunimin e kredisë, provizioni, norma efektive e interesit, ajo që e thatë ju, kapitalizimi. Totali do të jetë më i ulët se margjina e poshtme që e thatë ju. E dini pse? Sepse ne nuk garantojmë me kredit-rejtingun tonë, por Mbretëria e Bashkuar garon me kredit-rejtingun e saj”, tha Mickoski.

Mbretëria e Bashkuar në këtë moment ka kredit-rejting AA, që do të thotë se në rast ideal kreditë që merr ky shtet janë EUROIBOR plus 0.4 për qind ose në total 2.5.

Mickoski shpjegoi se në kamatë do të ndikojë edhe kush i jep paratë, d.m.th. projektet do t’i financojë ajo bankë apo institucion financiar që ofron koston më të ulët.

“Nëse Ministria e Financave, pasi më parë të marrë kërkesë nga institucionet që janë bartëse të projektit, të themi Hekurudhat e Maqedonisë apo Ministria e Shëndetësisë për spitalet, dalin në tregun ndërkombëtar dhe zhvillojnë dialog konkurrues, ne kemi përzgjedhur 18 deri në 20 kreditorë potencialë. Mes tyre do të jenë edhe bankat europiane. Ai që do të jetë gati të financojë këto projekte me një normë interesi konkurruese do të zgjidhet. Nuk mund të dimë tani nëse institucioni financiar me të cilin bisedojmë do të jetë më konkurrues. Ai do të zgjidhet vetëm nëse është më konkurrues”, deklaroi Mickoski.

Gjithashtu marrëveshja parashikon bashkëpunim në siguri dhe parashikon që një kompani britanike nga sektori ushtarak të hapë një fabrikë në vend që do të ketë eksport vjetor prej gjysmë miliard euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More