Pas incidentit të fundit mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij, në rrjete sociale ka filluar të qarkullojë një video e krijuar me Inteligjencë Artificiale.
Në video, Macorn dhe Brigitte shfaqen duke u përfshirë në një sherr fizik.
Ndryshe, skena e papritur mes çiftit u kap nga kamerat në aeroportin e Vietnamit.
Në momentin kur dera e aeroplanit u hap, dora e Brigitte ‘godet’ fytyrën e presidentit francez.
Çifti presidencial më pas zbriti shkallët e aeroplanit, ku presidenti, si zakonisht, i zgjati dorën gruas së tij.
Por, Brigitte e refuzoi, duke zbritur vetë.
Një këshilltar i afërt i presidentit e përshkroi incidentin si një “lojë mes çiftit”