Izet Mexhiti ndjek nga afër stërvitjen ndërkombëtare “Përgjigje e Shpejtë 2025” në Krivollak

nga Redaksia

Shkup, 2 qershor – Izet Mexhiti ndjek nga afër stërvitjen ndërkombëtare “Përgjigje e Shpejtë 2025” në Krivollak

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka ndjekur sot nga afër stërvitjet ushtarake shumëkombëshe që po zhvillohen në Krivollak, në kuadër të ushtrimit “Përgjigje e Shpejtë 2025”, pjesë e operacionit më të madh të NATO-s për këtë vit – DEFENDER Europe 25.

Në stërvitje marrin pjesë pjesëtarë të forcave të armatosura nga Maqedonia e Veriut, SHBA-ja, Shqipëria, Kosova, Greqia, Italia, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria.

Mexhiti theksoi se pjesëmarrja në këtë ushtrim është dëshmi e angazhimit të vendit për sigurinë kolektive dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, si dhe për ndërtimin e ndërveprueshmërisë me aleatët strategjikë të NATO-s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More